Një i lënduar në aksidentin në Podujevë

Një i lënduar në aksidentin në Podujevë

Kronika February 06, 2024 - 14:01

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Podujevë, ku janë përfshirë tri vetura.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka thënë për Zeri.info se nga ky aksident një person është lënduar.

“Për pasojë një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar në QKMF- Podujevë për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, përderisa janë shkaktuar edhe dëme materiale”, ka treguar Borovci.

Sipas tij, në aksidentin e ndodhur në rrugën “Agim Ramadani” në Podujevë kanë qenë të përfshira dy vetura dhe një autobus.

“Njësia Rajonale e Trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri tek aksidenti”, ka bërë të ditur Borovci. /Zëri