Përleshje masive mes shqiptarëve dhe nigerianëve, burgu në Itali përfshihet nga flakët

Përleshje masive mes shqiptarëve dhe nigerianëve, burgu në Itali përfshihet nga flakët

Kronika February 06, 2024 - 13:12

Kaosi ka përfshirë një burg në Itali, pasi disa shqiptarë dhe nigerianë që po vuanin dënimin aty janë përleshur me njëri-tjetrin.

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:00 të ditës së djeshme, ku përleshja u pasua nga një zjarr, pasi disa nga të burgosurit u vendosën flakën batanijeve.

Po ashtu, duke përfituar nga kaosi, disa të burgosur të tjerë tentuan të arratiseshin.

Më pas policia arriti të rivendoste rendin dhe sigurinë dhe të mbyllte qelitë e seksionit të shtatë, e ndihmuar edhe nga kolegë të ardhur nga institucionet e tjera penale.

Nga ngjarja mësohet se me tre punonjës të burgut mbetën të plagosur, por fatmirësisht ata ndodhen jashtë rrezikut për jetë.