Vëllai i bën për spital dy motrat në Gjakovë, shkak xhelozia
Foto: Ilustrim

Vëllai i bën për spital dy motrat në Gjakovë, shkak xhelozia

Kronika February 06, 2024 - 10:26

Dy motra kanë raportuar në Polici se janë sulmuar fizikisht nga vëllai i tyre, për shkak të xhelozisë së tij ndaj tyre.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ndodhi të hënën, rreth orës 01:00, në Gjakovë, raporton Zeri.info.

“Gjakovë / 05.02.2024 - 01:00. Dy viktimat, femra kosovare, kanë raportuar se janë sulmuar fizikisht nga vëllai i tyre kosovar. Sipas viktimave, rasti dyshohet të ketë ndodhur për motive xhelozie. Viktimave u është ofruar trajtim mjekësor. I dyshuari gjendet në arrati”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri