Arrestohet një burrë në Prishtinë, ia shpërndau koleges numrin e telefonit te disa persona
Foto: Zëri / Ilustrim

Arrestohet një burrë në Prishtinë, ia shpërndau koleges numrin e telefonit te disa persona

Kronika February 06, 2024 - 09:55

Është arrestuar një person dje në Prishtinë, pasi ia kishte shpërndarë numrin e punës koleges së punës te disa persona.

Viktima për shkak të gjendjes së rënduar emocionale është dërguar për trajtim mjekësor.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, pas intervistimit, është dërguar në mbajtje, derisa rasti është duke u trajtuar si ngacmim.

“Prishtinë / 05.02.2024. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari kosovar, koleg i saj i punës, ia ka shpërndarë numrin e telefonit te disa persona, të cilët e kanë thirrur në telefon duke e shqetësuar. Viktima për shkak të gjendjes së rënduar emocionale është dërguar për trajtim mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, pas intervistimit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.