Rrahja mes dy punonjësve brenda objektit, Spitali i Pejës jep detaje
Foto: Laura Hasani

Rrahja mes dy punonjësve brenda objektit, Spitali i Pejës jep detaje

Kronika February 06, 2024 - 08:52

Gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës ka ndodhur një incident, ku dy punonjës të këtij institucioni janë rrahur mes vete.

Përmes një njoftimi për media, Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka bërë të ditur se për shkak të këtij incidenti tashmë janë duke u mbledhur të gjitha të dhënat, pasi siç theksohet në njoftim, gjatë ditës së djeshme dy punonjësit kanë qenë nëpër organet e hetuesisë, shkruan Zeri.info.

“Dje në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë ka pasur një incident, ku kanë qenë të përfshirë dy të punësuar të Institucionit tonë. Spitali i Përgjithshëm në Pejë shpreh keqardhjen për rastin që ka ndodhur dhe po ashtu thekson se është në proces të mbledhjes së të dhënave për tu njoftuar për të gjitha detajet. Dje ky proces nuk ka mundur të kryhet sepse dy të punësuarit tonë të përfshirët në këtë rast kanë qenë në organet e hetuesisë dhe ne nuk kemi ende të gjitha informacionet e duhura”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq në media gjatë së hënës u raportua se incidenti ka ndodhur mes shefit të Zyrës Ligjore në Spitalin e Pejës dhe një tekniku të IT-së, ku ky i fundit edhe ka marrë trajtim mjekësor pasi që ka pësuar lëndime në sy dhe trup si pasojë e sulmit. Po ashtu, mediat raportuan që të dy këta punonjës të Spitalit të Pejës janë shoqëruar për në stacionin policor për të dhënë dëshmitë e tyre, raporton më tutje Zeri.info.

Njoftimi i plotë i Spitalit të Pejës, pa ndërhyrje:

Komunikatë për media!

Dje në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë ka pasur një incident ku kanë qenë të përfshirë dy të punësuar të Institucionit tonë.

Spitali i Përgjithshëm në Pejë shpreh keqardhjen për rastin që ka ndodhur dhe po ashtu thekson se është në proces të mbledhjes së të dhënave për tu njoftuar për të gjitha detajet. Dje ky proces nuk ka mundur të kryhet sepse dy të punësuarit tonë të përfshirët në këtë rast kanë qenë në organet e hetuesisë dhe ne nuk kemi ende të gjitha informacionet e duhura.

Pas mbledhjes së informacioneve ky rast do të trajtohet sipas akteve normative në fuqi. /Zëri