Arrestohet 36-vjeçari në Kaçanik, po kërkohej për kanosje

Arrestohet 36-vjeçari në Kaçanik, po kërkohej për kanosje

Kronika February 05, 2024 - 16:31

Të hënën rreth orës 11:20 në Kaçanik është arrestuar personi me inicialet Sh.D., 36-vjeçar, që kërkohej nga Gjykata.

Bëhet e ditur se i dyshuari kërkohej për veprën penale “Kanosje” me dënim burgim prej 8 muajsh, raporton Zeri.info.

Bëhet e ditur se pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit.

“Policia Rajonale e Ferizajt fton qytetarët për bashkëpunim, saherë që kanë informacione për personat e kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë stacionin e policisë më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.”, thuhet në njoftim. /Zëri