Tre gjilanas arrestohen në Tiranë, kontrabandonin armë dhe lëndë eksplozive [video]

Tre gjilanas arrestohen në Tiranë, kontrabandonin armë dhe lëndë eksplozive [video]

Kronika February 05, 2024 - 12:00

Tre kosovarë janë arrestuar në Tiranë.

Bëhet fjalë për tre të rinj nga Gjilani, Rigon Maliqi, Lion Pira dhe Shkëlqim Halabaku, ndërkaq dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Kjo u bë e ditur nga drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, në një konferencë për media.

Vocaj tha se tre të rinjtë nga Kosova ishin pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, që merrej me trafikimin e armëve dhe lëndëve eksplozive në drejtim të Shqipërisë.

Ai po ashtu bëri të ditur se gjatë operacionit janë konfiskuar edhe 203 kallëpe tritol, i destinuar për t’u përdorur nga grupe kriminale në Shqipëri, tre telefona mobilë dhe një veturë.