Rrahu gruan dhe djalin, arrestohet një person në Drenas

Rrahu gruan dhe djalin, arrestohet një person në Drenas

Kronika February 03, 2024 - 10:05

Një person në Drenas është arrestuar të premten për dhunë në familje.

Ai dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe djalin e tij, transmeton Zeri.info.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht dy viktimat, bashkëshorten dhe djalin e tij. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri