Prishtinë: Gjashtë persona hynë në banesën e ukrainases, ia marrin 16 mijë euro nën kërcnimin e thikës

Prishtinë: Gjashtë persona hynë në banesën e ukrainases, ia marrin 16 mijë euro nën kërcnimin e thikës

Kronika February 03, 2024 - 08:37

Gjashtë persona kanë hyrë në një banesë në Prishtinë, ku po banonte një shtetase ukrainase e nga ku kanë marrë një shumë të madhe parash.

Sipas policisë, personat nën kërcënimin e armës kanë marrë nga ukrainasja rreth 16 mijë euro pasaportën e Ukrainës dhe disa valuta ukrainase, transmeton Zeri.info.

“Ankuesja ukrainase ka njoftuar policinë se në banesën e saj kanë hyre rreth 6 persona të dyshuar të panjohur dhe nën kërcënimin e thikës i kanë marrë rreth 15000-16000€, 100 dollarë, pasaportën e Ukrainës dhe disa valuta ukrainase. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri