Vdiq profesori i filozofisë, Kadri Metaj

Vdiq profesori i filozofisë, Kadri Metaj

Kronika February 02, 2024 - 18:45

Në moshën 70-vjeçare ka vdekur profesori Kadri Metaj.

Ai ishte profesor në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, raporton Zeri.info.

Metaj kishte lindur në fshatin Kaliçan të Istogut në vitin 1954 dhe shkollimin e mesëm e kishte përfunduar në Istog. Studimet në drejtimin filozofi-sociologji i kishte përfunduar në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës në vitin 1997.

Veprimtaria e tij në fushën e arsimit dhe kontributi në avancimin e dijes bënë që profesori Kadri Metaj të jetë një ndër intelektualët e shquar të vendit.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër në varrezat e Dragodanit në Prishtinë në orën 14:30. /Zëri