Keqpërdorimet e patentë shoferëve në Pejë, Prokuroria: Rasti nën hetime

Keqpërdorimet e patentë shoferëve në Pejë, Prokuroria: Rasti nën hetime

Kronika February 02, 2024 - 16:10

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, në një përgjigje ka bërë të ditur se rasti i dyshimeve për keqpërdorimet në marrjen e patentë shoferëve është në hetim.

“Departamenti i Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore në Pejë është duke e hetuar rastin. Për shkak të ndjeshmërisë së hetimeve, në këtë fazë nuk mund të japim informata”, thuhet në përgjigjen e Nikçit.

Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, sot në një konferencë për media ka paraqitur dyshimet për keqpërdorimet në marrjen e patentë shoferëve në Pejë.

Ai ka thënë se bëhet fjalë për përfshirjen e shumë personave, duke filluar nga autoshkollat, ekzaminerë e zyrtarë të ministrisë. Ai ka paralajmëruar se nëse konfirmohen dyshimet e tyre, do të konfiskojnë të gjithë patentë shoferët që janë marrë kundërligjshëm.

“Ne kemi dërguar raportin në Prokurorinë e Pejës janë qindra raste, unë informata më shumë nuk mund të jap, pasi janë në proces të hetimit. Janë me emra, mbiemra, kur janë paraqitur provimet. Ka rënë 10 herë në Prishtinë, dhe ka shkuar e ka dhënë provimin me të parën në Pejë”, ka thënë Durmishi./rtk