Policia kërkon ndihmë për identifikimin e një të dyshuari në Prishtinë

Policia kërkon ndihmë për identifikimin e një të dyshuari në Prishtinë

Kronika February 02, 2024 - 13:41

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për identifikimin e një personi në Prishtinë.

Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari kërkohet për një rast të kanosjes, raporton Zeri.info.

“Njësiti i Hetimeve të stacionit policor 'Qendra' në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi. I dyshuari kërkohet për përfshirje në një rast, Kanosje, që është raportuar në Polici më datën 12.12.2023”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Po ashtu Policia fton qytetarët të ndihmojnë Policinë për informacione.

 “Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit ose vendndodhjes së tij, kontaktoni Policinë në numrin e telefonit: 192”. /Zëri