Policia kryen bastisje në disa qytete, sekuestron armë zjarri
Foto: Laura Hasani

Policia kryen bastisje në disa qytete, sekuestron armë zjarri

Kronika February 02, 2024 - 09:43

Policia e Kosovës, përmes njoftimit, ka bërë të ditur se ka kryer disa bastisje në Suharekë, Malishevë dhe në Prizren.

Sipas njoftimit të Policisë, thuhet se gjatë këtyre bastisjeve të dyshuarve u janë gjetur dhe sekuestruar armë zjarri, fishekë dhe gëzhoja, raporton Zeri.info.

“Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit kosovar është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjysmautomatike. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.

“Në koordinim me prokurorinë, është kryer bastisje në shtëpinë dhe objektet përcjellëse pronë e të dyshuarit kosovar, ku janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me katër fishekë, si dhe 12 gëzhoja. I dyshuari është intervistuar dhe në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.

“Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit kosovar është gjetur dhe sekuestruar një armë dhe 18 fishekë. Lidhur me rastin, meqenëse i dyshuari nuk ka qenë në shtëpi, të njëjtit i është lënë ftesa për paraqitje në stacion policor. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri