Në Zubin Potok, persona të panjohur largojnë një tabelë të vendosur nga MAPL-ja

Në Zubin Potok, persona të panjohur largojnë një tabelë të vendosur nga MAPL-ja

Kronika February 02, 2024 - 09:30

Në Zubin Potok persona të panjohur kanë larguar një tabelë, të cilën e kishte vendosur Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur më 31.01-01.02.2024, mes orës 15:00-08:00, në Zubin Potok, raporton Zeri.info.

“Ankuesja kosovare ka njoftuar Policinë se nga persona të panjohur është larguar nga objekti i qendrës tabela të cilën e kishte vendosur Ministria e Pushtetit Lokal. Po ashtu ishte dëmtuar edhe vendi (fasada) ku ishte e vendosur tabela. Rasti është nën hetime", thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri