Prangoset një person në Prizren për posedim të paautorizuar të narkotikëve
Foto: Laura Hasani

Prangoset një person në Prizren për posedim të paautorizuar të narkotikëve

Kronika February 02, 2024 - 09:19

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje rreth orës 23:20, në rrugën "Janina" në Prizren, është arrestuar një person, pasi gjatë kontrollit tek i njëjti në dy qese plastike janë gjetur dhe konfiskuar substanca narkotike.

Sipas njoftimit të Policisë, janë konfiskuar 6.04 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, një mulli - grinder për bluarje të marihuanës dhe një pako me rizlla. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, raporton Zeri.info.

"Është arrestuar i dyshuari kosovar, pasi gjatë kontrollit tek i njëjti në dy qese plastike janë gjetur dhe konfiskuar 6.04 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, një mulli-grinder për bluarje të marihuanës dhe një pako me rizlla. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt", thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri