Intervistohet prishtinasi për armëmbajtje pa leje
foto: Ilustrim

Intervistohet prishtinasi për armëmbajtje pa leje

Kronika February 02, 2024 - 09:17

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Prishtinë është intervistuar një person, pasi më 04.01.2024 ishte vërejtur në disa incizime me një pistoletë në brez.

Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari e ka dorëzuar pistoletën me gaz, e cila më pas është sekuestruar nga njësitet relevante.

"Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt" ,thuhet në raportin 24-orësh. /Zëri