Shqiptari vret gruan në Florida, kushërira e Suela Saliajt në lot: Kërkoi t’i merrte vajzën

Shqiptari vret gruan në Florida, kushërira e Suela Saliajt në lot: Kërkoi t’i merrte vajzën

Kronika February 01, 2024 - 22:59

Me lot në sy, kushërira e Suela Saliajt, e cila u vra na ish-bashkëshorti Renato Muhaj, ngjarje e ndodhur në Florida të SHBA, ka treguar detaje nga ngjarja e rëndë”.

Në një lidhje me Skype, Elmira Metaj tha se Muhaj kishte shkuar në shtëpinë e Suelës për t’i marrë vajzën.

“Mos i ndodhtë askujt. Ajo kishte 2 vite e ndarë dhe ai kërkonte t’i merrte vajzën. Vajti për të marrë vajzën dhe bëri atë që bëri. Ja mori vajzën dhe iku. Ajo tentoi t’ia merrte nga duart dhe ai bëri atë që bëri. Unë nuk e njoh Renaton, nuk e kam takuar kurrë. Nuk di gjë nëse kanë pasur konflikte të mëparshme”, u shpreh ajo.

Disa ditë më parë, 34-vjeçari Muhaj vrau ish-partneren e tij Suela Saliaj dhe më pas rrëmbeu vajzën e tyre 8-vjeçare. Pak orë pas ngjarjes ai u arrestua./RTSH