Aksidentoi për vdekje një grua, arrestohet shoferi i kamionit në Fushë-Kosovë

Aksidentoi për vdekje një grua, arrestohet shoferi i kamionit në Fushë-Kosovë

Kronika February 01, 2024 - 11:50

Një grua ka mbetur e vdekur sot pasi është goditur nga një kamion në qendër të Fushë-Kosovës.

Policia ka konfirmuar rastin, ndërsa ka thënë se ka arrestuar shoferin e kamionit, raporton Zeri.info.

“Sot rreth orës 10:00 kemi pranuar informatën se në rrugën 'Hajrullah Zymi' në Fushë-Kosovë ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një këmbësore dhe një automjet në lëvizje (kamion). Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja, e cila nuk ka arritur të përballojë plagët dhe e njëjta ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. /Zëri