Gjendet pa shenja jete një grua në Podujevë, Policia nis hetimet

Gjendet pa shenja jete një grua në Podujevë, Policia nis hetimet

Kronika February 01, 2024 - 10:09

Një grua është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj në Podujevë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti ka ndodhur të mërkurën, rreth orës 13:12.

Tutje, në raportin 24-orësh të Policisë thuhet se trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Raportohet se në shtëpinë e saj pa shenja jete është gjetur viktima femër kosovare. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.