Gjashtë persona përleshen mes vete në Fushë-Kosovë

Gjashtë persona përleshen mes vete në Fushë-Kosovë

Kronika February 01, 2024 - 09:56

Gjashtë persona janë përleshur mes vete të mërkurën në Fushë-Kosovë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, katër persona kanë pësuar lëndime trupore.

Policia ka bërë të ditur se tre nga të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.

“Është raportuar se pas një mosmarrëveshjeje janë përleshur në mes vete gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë, ku lëndime trupore kanë pësuar katër prej tyre. Tre nga të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.