Policia në Mitrovicë nis fushatën vetëdijesuese kundër drogës
Policia sot në rajonin e Mitrovicës së Jugut, po e zhvillon një fushatë vetëdijesimi me moton ‘Stop drogës’.
Policia njofton se sot ka filluar zbatimi i planit operativ ,,Siguria & Stop drogave në shkolla”, kryesisht në këtë plan po synohet vetëdijesimi i qytetarëve dhe nxënësve për pasojat e përdorimit te substancave narkotike, raporton Zeri.info
Qëllimi kryesor i kësaj fushate është informimi dhe vetëdijesimi në të gjithë rajonin e Mitrovicës së Jugut, policia po shpërndan broshura me mesazhe për pasojat që shkakton droga. /Zëri
Njoftimi i plotë:
Policia në rajonin e Mitrovicës së jugut po zhvillon fushatë vetëdijesimi me moton 'Stop drogës' Mitrovicë, 17 Janar 2024 Ne kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, ka filluar zbatimi i planit operativ ,,Siguria & Stop drogave në shkolla”, ku në saje të këtij plani synohet vetëdijesimi/sensibilizimi i qytetarëve dhe nxënësve për pasojat e përdorimit të substancave narkotike. Policia përmes aktiviteteve shtesë (fushatës) javore synojnë që të rrisin ndërgjegjësimin dhe vetëdijesimin e qytetarëve dhe nxënësve për rreziqet dhe pasojat qe shkaktojnë substancat narkotike. Me qëllim të informimit dhe vetëdijesimit, nën moton “Stop drogës” në gjithë rajonin e Mitrovicës se Jugut, qytetarëve dhe nxënësve po u shpërndahen broshura me mesazhe informuese e vetëdijesimi për pasojat që shkakton droga si ne aspektin shëndetësor gjithashtu edhe pasojat dhe masat e parapara me ligj. Për çdo rast me elemente të dyshuara për substanca narkotike, raportoni në Polici në linjën 192, ne tel 044-544 677 dhe 028-532 366, aplikacionin mobil “Lajmëro Policinë” ose në e-mail.

