Vdes një grua në Shtëpinë e Pleqve në Prishtinë, Policia nis hetimet
Foto: Zëri

Vdes një grua në Shtëpinë e Pleqve në Prishtinë, Policia nis hetimet

Kronika January 10, 2024 - 08:43

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për vdekjen e një gruaje në Shtëpinë e Pleqve në Prishtinë.

Sipas Policisë, asaj i ishte keqësuar gjendja derisa ishte në Shtëpinë e Pleqve dhe se përkundër intervenimit të stafit mjekësor, e njëjta ka vdekur.

“Rr. ‘Afrim Loxha’ Prishtinë, 09.01.2024 – 19:46. Një femre të nacionalitetit serb i është keqësuar gjendja derisa ishte në Shtëpinë e Pleqve. Përkundër intervenimit të stafit mjekësor, e njëjta ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në obduksion. Rasti në hetime”, thuhet në njoftim.