Arrestohet edhe personi i katërt për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt
Gjatë ditës së sotme është arrestuar edhe një person i dyshuar në lidhje me rastin e vrasjes së Liridona Ademaj.
Personi i arrestuar dyshohet që e ka shitur armën, më të cilën është kryer vrasja e Liridona Ademajt. I dyshuari është arrestuar gjatë ditës së sotme nga hetuesit e Policisë së Kosovës.
Bëhet e ditur se i arrestuari është Tomë Doda (1974), nga një fshat i Gjakovës.
Lidhur me vrasjen e Liridona Ademajt deri tani janë arrestuar katër persona, në mesin e tyre është edhe bashkëshorti i saj, Naim Murseli.
Ndryshe, mbrëmjen e 29 nëntorit, në Prishtinë është vrarë 30-vjeçarja, Liridona Ademaj.
Rasti fillimisht u cilësua ‘Grabitje e armatosur me pasojë vdekjen’, pasi të dyshuarit, Granit Plava, Kushtrim Kokalla dhe bashkëshorti i së ndjerës, Naim Murseli, kishin inskenuar ngjarjen që të paraqitet si grabitje e armatosur.
Të dyshuarit janë dërguar në paraburgim për 30 ditë në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz. /express