Pesë raste të dhunës në familje brenda ditës, viktimat të gjitha gra

Pesë raste të dhunës në familje brenda ditës, viktimat të gjitha gra

Kronika December 09, 2023 - 11:29

Gjatë 24 orëve të fundit në Policinë e Kosovës janë raportuar pesë raste të dhunës në familje.

Sipas raporteve, rajoni i Prishtinës ka prirë me raste ndërsa në të gjitha rastet viktimat ishin gra, transmeton Zeri.info.

Më poshtë sjellim raportet e plotë të policisë për secilin rast:

Prishtinë 07.12.2023 – 17:00. Ankuesja femër kosovare ka pranuar tretman mjekësor, pasi që ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar.

· Prishtinë 08.12.2023 – 14:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

· Gllogoc 08.12.2023 – 14:41. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Pas intervistimit me vendim të prokurorit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

· Fushë Kosovë 08.12.2023-16:00. I dyshuari mashkull kosovar është intervistuar nën dyshimin se i njëjti, pasi është kthyer në shtëpi për shkak të një mosmarrëveshje në lidhje me përkujdesjen ndaj fëmijëve, ka filluar të ofendojë bashkëshorten e tij. Në konsultim me prokurorin, viktima me fëmijët e saj është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

DHUNË NË FAMILJE

Kaçanik 08.12.2023 – 14:00. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.