E dhimbshme: Vdekja e 22-vjeçarit nga Kosova në Itali, para disa muajve i kishte vdekur edhe vëllai 18-vjeçar

E dhimbshme: Vdekja e 22-vjeçarit nga Kosova në Itali, para disa muajve i kishte vdekur edhe vëllai 18-vjeçar

Kronika December 09, 2023 - 10:30

Një i ri nga Kosova ka vdekur pas një aksidenti në trafik që ka ndodhur në Itali.

Viktima ishte 22-vjeçari Altin Hoti nga Ratkoci i Rahovecit, ndërsa edhe më të dhimbshme për familjen e bën fakti që muaj më parë kishte vdekur edhe vëllai i tij 18-vjeçar Admiri, po ashtu në një aksident, transmeton Zeri.info

Këto detaje të dhimbshme i ka bërë të ditur kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, i cili është shprehur i tronditur nga lajmi.

“I tronditur nga vdekja tragjike në aksident komunikacioni në Itali e të riut 22 vjeçar, Altin Hamëz Hoti nga Ratkoci.Edhe më tragjik e bën fakti që muaj më parë, po ashtu në aksident komunikacioni, vdiq edhe vëllai i tij 18 vjeçar, Admiri!Viktima të aksidentit kanë qenë edhe dy të rinj tjerë, njëri shqiptar dhe tjetra italiane”, ka shkruar Latifi.

Ai i ka shprehur ngushëllime familjet Hoti dhe dy familjeve të tjera nga Shqipëria dhe Italia, ku fëmijët e tyre ishin bashkë me 22-vjeçarin të cilët po ashtu vdiqën nga ky aksident.

“Ngushëllimet më të sinqerta Hamzës dhe familjes Hoti!Ngushëlime familjes Gjeci nga Shqipëria dhe Di Tillio nga Italia!Altini, Egli dhe Giulia pushofshin në paqe!”, ka shkruar kryetari i Rahovecit. /Zëri