Ishin deponuar në bankë, konfiskohen 2-euroshe false në vlerë rreth 500 euro në Graçanicë

Ishin deponuar në bankë, konfiskohen 2-euroshe false në vlerë rreth 500 euro në Graçanicë

Kronika December 09, 2023 - 09:00

Policia e Kosovës ka konfiskuar 245 monedha metalike 2-euroshe të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

Ato ishin deponuar në një bankë në Graçanicë, transmeton Zeri.info.

“Ankuesja femër kosovare zyrtare e bankës, ka raportuar se nga klient të ndryshëm janë deponuar monedha metalike 245x2€ në vlerë 490 € të cilat dyshohet se janë të falsifikuara. Monedhat janë konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Zëri