Mitrovicë: Dy persona u arrestuan nën dyshimin se kanë shpërlarë mbi një milion euro, prokuroria i liron

Mitrovicë: Dy persona u arrestuan nën dyshimin se kanë shpërlarë mbi një milion euro, prokuroria i liron

Kronika December 09, 2023 - 08:31

Dy persona janë arrestuar në Mitrovicë nën dyshimin për shpëlarja të parave dhe keqpërdorim i pozitës apo autoritetit.

Policia ka bërë të ditur se dy të dyshuarit, ku njëri prej tyre është zyrtar i ATK-së, dyshohet se përmes një biznesi fiktiv janë shpërlarë mbi 1 milion euro, transmeton Zeri.info.

Pas intervistimit të dyshuarit janë liruar me vendim të prokurorit.

“Mitrovicë 2019-2023. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (njëri zyrtar i ATK-së), të cilët dyshohen që në bashkëpunim kanë kryer veprat në fjalë. Vlera e parave të cilat dyshohet që janë shpërlarë përmes bizneseve fiktive është mbi 1, 000.000 (një milion) €. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e plotë të Policisë. /Zëri