Nëna në Fushë-Kosovë dyshohet se deshi ta sulmojë me thikë fëmijën e saj 5 vjeç

Nëna në Fushë-Kosovë dyshohet se deshi ta sulmojë me thikë fëmijën e saj 5 vjeç

Kronika December 06, 2023 - 14:37

Jorrallëherë fëmijët keqtrajtohen nga prindërit e tyre. Në shumicën e këtyre rasteve viktima janë të miturit, ndaj të cilëve ushtrohet dhunë fizike e psikike. Për një rast të tillë që dyshohet të ketë ndodhur në fshatin Bresje të Fushë-Kosovës Prokuroria ka nisur hetimet.

Burime të Sinjalit brenda Prokurorisë kanë zbardhur detaje tronditëse lidhur me ngjarjen, e cila dyshohet se ka ndodhur në shtëpinë e familjes Gajtani.

Nëna 32-vjeçare [emër i njohur për redaksinë] dyshohet se ka tentuar ta godasë me karrige fëmijën e saj 5-vjeçar, e më pas të njëjtin dyshohet se ka dashur ta sulmojë me thikë.

Gjithë ngjarjen e ka parë edhe gjyshi i fëmijës, i cili ka vendosur që të kërkojë ndihmë dhe ta denoncojë rastin në Polici.

Njësitë policore kanë arrestuar të dyshuarën, e cila është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, ndaj të dyshuarës është iniciuar rasti për veprën penale “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës” dhe e njëjta është dërguar në mbajtje.