Babai i Naim Murselit mohon që djali i tij të jetë biseksual, mendon që shkaktar mund t’ketë qenë një sekret

Babai i Naim Murselit mohon që djali i tij të jetë biseksual, mendon që shkaktar mund t’ketë qenë një sekret

Kronika December 05, 2023 - 22:51

Babai i Naim Murselit, është pyetur lidhur me detajet dhe dyshimet që qarkullojnë tashmë lidhur me vrasjen e Liridona Ademit.

Ndër të tjera ai është pyetur në Opinion për pistën e një biseksualizmi të dyshuar Naimit, e që mund të jetë zbuluar nga ana e Liridonës.

Shaban Murseli e ka mohuar këtë mundësi, ndërsa është shprehur se megjithatë një sekret i zbuluar nga Liridona mund të ketë qenë shkak për vrasjen.

Pjesë nga intervista me Shaban Murselin:

Është përmendur si shkak që mund të jetë biseksualizmi për të cilin ka pasur informacion Liridona.

Murseli: Sa i përket gjinisë mashkullore, tregoj të vërtetën, është ndoshta keq me thënë, i ka urrejt.

Po fëmijët, i kërkojnë prindërit?

Murseli: Po mbrëmë kanë filluar, i kërkojnë dy persona nga dajat.

Keni komunikuar me ta?

Murseli: Është gjendje e tensionuar, të vetmin komunikim e kam pas, ja dërgova një mesazh kisha dëshirë me marr pjesë në rivarrim, por mora përgjigje negative.

A kanë pasur ndonjë herë telashe?

Murseli: Kurrë në jetën time, as më ka thënë Liridona, as Naimi që kanë pasur mosmarrëveshje.

Sa i përket financave, ka qenë është në borxhe?

Murseli: Unë nuk e di të ketë pasur borxhe. Ai ka pasur një presion por prej kujt nuk e di.

Mund të jetë ndonjë sekret?

Murseli: Mund të jetë ndonjë sekret dhe është dasht me e eleminu.