Grabitja në Bregun e Diellit: Personi i armatosur dhe i maskuar vjedh para
foto: Ilustrim

Grabitja në Bregun e Diellit: Personi i armatosur dhe i maskuar vjedh para

Kronika December 04, 2023 - 20:27

Një rast i grabitjes ka ndodhur sot pasdite në një institucion mikrofinanciar në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë. Sipas informatave të deritanishme me këtë rast është vjedhur një sasi e caktuar parash.

“Nga informatat që kemi siguruar jozyrtarisht, bëhet fjalë për një grabitës të armatosur e të maskuar, që gjatë ditës ka hyrë në një institucion mikrofinanciar dhe ka grabitur një numër të caktuar të parave”.

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, në kohën kur po ndodhin raste të shtuara të grabitjeve në vend, se këto ngjarje po shkaktojnë frikë te qytetarët, por ka lavdëruar policinë për reagimin e shpejtë.

“Po dëshmohet që policia i ka të gjitha kapacitetet dhe mundësitë për t’i vendosur para drejtësisë grabitqarët e caktuar. Rastet e tilla nuk mund të parandalohen në tërësi, por mund të thuhet se policia do të shtojë gatishmërinë dhe personelin e saj ku mund të pretendohet se mund të ketë grabitje”, ka deklaruar Shala. /rtk