Arrestohet mitrovicasi, dyshohet për vjedhje të rëndë në tentativë
Policia e Kosovës ka arrestuar 20-vjeçarin M.A., pasi që i njëjti dyshohet se ka tentuar të kryejë një vjedhje të rëndë në qytetin e Mitrovicës.
Sipas njoftimit të Polcisë thuhet se ngjarja ka ndodhur në orët e mëngjesit të sotëm, dhe është raportuar në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë, si veprës penale “vjedhje e rëndë mbetur në tentativë”.
“Reagimi i shpejtë i njësive policore, ka rezultuar që në flagrancë të arrestohet i dyshuari i cili me forcë kishte prerë drynin e një (kioske) në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicën e Jugut” – thuhet në njoftimin e Policisë.
Pas një hetimi të shpejtë, Prokuroria ka vendosur që i dyshuari, një shtetas i Republikës së Kosovës, të mbahet nën masën e ndalimit policor për një periudhë prej 48 orësh, derisa të vazhdojnë hetime të mëtejshme për zbardhjen e plotë të rastit. /Zëri