Katër të lënduar në një aksident trafiku në rrugën Prishtinë - Gjilan
Foto: Zëri / Ilustrim

Katër të lënduar në një aksident trafiku në rrugën Prishtinë - Gjilan

Kronika December 04, 2023 - 15:25

Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku, që ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë – Gjilan.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se në aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë.

“Sot rreth orës 13:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Gjilan ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete (një kamion dhe një veturë), të cilat kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar katër persona”, deklaroi ajo.

Ahmeti theksoi se me rastin po merret hetuesia nga Njësiti i Trafikut Rrugor.