Ministra e deputetë marrin pjesë në rivarrimin e Liridona Ademajt

Ministra e deputetë marrin pjesë në rivarrimin e Liridona Ademajt

Kronika December 04, 2023 - 14:34

Ministrat, Donika Gërvalla, Albulena Haxhiu, Xhelal Sveçla dhe Rozeta Hajdari, kanë marrë pjesë në ceremoninë e rivarrimit të Liridona Ademajt, 30-vjeçares nga fshati Rracaj i Gjakovës, e cila u vra të mërkurën në Prishtinë.

Pjesëmarrëse në ceremoninë e rivarrimit të Ademajt është parë edhe Teuta Haxhiu, ish-deputete e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, e cila është me prejardhje nga Gjakova.

Në lamtumirën e fundit për të ndjerën të pranishëm janë edhe deputetët: Saranda Bogujevci, Mimoza Kusari-Lila dhe Hajdar Beqa.

Ndaj tre të dyshuarve, duke përfshirë edhe bashkëshortin e saj Naim Murseli, gjykata ka vendosur masën e paraburgimit. /Eo

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image