Rivarroset trupi i Liridona Ademajt, familja hap të pame në fshatin Rracaj

Rivarroset trupi i Liridona Ademajt, familja hap të pame në fshatin Rracaj

Kronika December 04, 2023 - 14:31
Rivarrimi i Liridona Ademajt, nëpërmjet fotografive

Në fshatin Rracaj të Gjakovës sot është bërë rivarrimi i turpit të Liridona Ademajt, e cila u vra mbrëmjen e 29 nëntorit në Prishtinë.

Ajo me kërkesë të familjes është zhvarrosur nga varrezat e fshatit Cërmjan.

Në ceremoninë e rivarrimit kanë marrë pjesë edhe ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ministrja Rozeta Hajdari dhe ministrja Donika Gërvalla.

Ndërkaq familjarët e Liridona Ademajt kanë hapur të pame në fshatin Rracaj.

Për vrasjen e Liridona Ademajt janë arrestuar tre persona, ndaj të cilëve është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Në mesin e tyre është edhe bashkëshorti i saj Naim Murseli, i cili dyshohet se ka orkestruar vrasjen e bashkëshortes së tij.

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image