Vrasja e Liridona Murselit, Policia ka konfiskuar një armë me 19 fishekë dhe një veturë

Vrasja e Liridona Murselit, Policia ka konfiskuar një armë me 19 fishekë dhe një veturë

Kronika December 02, 2023 - 08:32

Policia e Kosovës ka konfirmuar se deri më tani janë arrestuar tre persona të dyshuar për vrasjen e 33-vjeçares, Liridona Murseli.

Policia ka bërë të ditur se lidhur me rastin, janë konfiskuar një pistoletë me 19 fishekë dhe një veturë që dyshohet se janë përdorur në këtë rast, transmeton Zeri.info.

“Lidhur me rastin, janë identifikuar dhe arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë. Është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 19 fishekë dhe një veturë që janë përdorur rast. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Kujtojmë se në mesin e të arrestuarve për vrasjen e 33-vjecares është edhe bashkëshorti i saj Naim Murseli. /Zëri