Vrasja e shqiptarit në Athinë, mediat greke: Dyshohet se urdhri erdhi nga burgu

Vrasja e shqiptarit në Athinë, mediat greke: Dyshohet se urdhri erdhi nga burgu

Kronika December 01, 2023 - 21:57

Të tjera detaje kanë dalë nga vrasja e 56-vjeçarit shqiptar nga Berati, Thimi Prifti.

Prifti u vra të enjten në Athinë, dhe sipas mediave greke, dyshohet se vrasja e tij është urdhëruar nga burgu.

Është mësuar se viktima ishte një person i rëndësishëm i trafikut të drogës në Greqi dhe se kishte krijuar rivalitete gjatë kohës që kishte qenë i burgosur për trafik të lëndëve narkotike.

Hera e fundit që Prifti ishte arrestuar, ishte në vitin 2023 dhe u lirua me kusht.

Mediet greke raportojnë se ai rezulton i dënuar më parë si anëtar i një organizate kriminale, për trafikim lëndësh narkotike. Po ashtu ato raportojnë se ai ishte përfshirë në trafik të paligjshëm cigaresh dhe falsifikim dokumentesh. /euronews