Arrestohen dy të dyshuar për vrasjen e Liridona Murselit

Arrestohen dy të dyshuar për vrasjen e Liridona Murselit

Kronika December 01, 2023 - 17:16

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona lidhur me vrasjen e një gruaje që ka ndodhur të mërkurën, më 29 nëntor, në Prishtinë.

Sipas njoftimit të Policisë thuhet se pas përfundimit të ekzaminimit të vendit të ngjarjes, janë ndërmarrë veprimeve intensive hetimore të cilat kanë rezultuar në arrestimin e dy personave të dyshuar lidhur me rastin e vrasjes.

“Njësiti i hetimeve të përgjithshme të Prishtinës në koordinim me Prokurorinë është duke e vazhduar operacionin e bastisjes në dy lokacione në Gjakovë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndryshe, Policia në njoftimin e saj ka konfirmuar se me datën 29.11.2023, rreth orës 20:20, ka pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë.