Vdes një fëmijë nga Drenasi, Lladrovci ngushëllon familjen Syla

Vdes një fëmijë nga Drenasi, Lladrovci ngushëllon familjen Syla

Kronika December 01, 2023 - 15:36

Ka vdekur një fëmijë nga Kishnareka e Drenasit.

Kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, ka dhënë lajmin për vdekjen e nxënësit, Leon Syla, ndërsa i ka shprehur ngushëllime familjes Syla, transmeton Zeri.info.

Shkrimi i plotë i Lladrovcit [pa ndërhyrje]:

Më rastin e vdekjes së hershme të nxënësit Leon Syla nga fshati Kishnarekë i komunës së Drenasit, kryetari Ramiz Lladrovci ka ngushëlluar familjen Syla.

E nderuara familja Syla,

Me dhimbje të madhe morën lajmin se më i dashuri i juaj, Leon Syla, pas një sëmundjeje të rënë, paska ndërruar jetë.

Ne emrin tim dhe të komunës së Drenasit, Ju shpreh ngushëllimet me të sinqerta për humbjen e Leonit, një nxënës shembullor i cili do t’i mungojë jo vetëm familjes, por bashkëmoshatarëve e gjithë shkollës së fshatit Kishnarekë.

Ngushëllime familjarëve, miqve e dashamirëve të familjes Syla.