Bastiset një argjendari në Prishtinë, dyshohet për lidhje me rastin në Suharekë

Bastiset një argjendari në Prishtinë, dyshohet për lidhje me rastin në Suharekë

Kronika December 01, 2023 - 14:47

Edhe sot po vazhdon bastisja e Policisë së Kosovës në argjendarinë “Baraku” në Prishtinë, pronari i së cilës u arrestua të enjten nën dyshimin për përfshirje me grupin kriminal të cilët kanë grabitur argjendarinë në Suharekë.

Në vendin e ngjarjës pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë bllokuar hyrjen e argjendarisë, ndërsa brenda po bëhen kontrolle nga pjesëtarë civil të Policisë së Kosovës.

Ndryshe, pronari i kësaj argjendarie, Trim Baraku u arrestuar të enjten (dje) nën dyshimin për bashkëpunim me grupin kriminal, të cilët gjatë po dyshohen se kanë qenë grabitësit e argjendarisë “Diakos” në Suharekë një javë më parë.

Në këtë grabitje, dyshohet se janë marrë 250 mijë euro.