Gjobë të trefishtë shoferit që voziti rreth 200 km/h në zonën 80km/h
Kronika
December 01, 2023 - 13:48
Policia e Kosovës i ka shqiptuar gjobë një shoferi, i cili ka tejkaluar shpejtësinë e lëvizjes.
Njësia për Kontroll të Autostradave në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 80 km/h ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin me shpejtësi 197 km/h, i njëjti është gjobitur me 300 €, tri pikë negative dhe tre muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik. /Zëri