63-vjeçari në Pejë dyshohet se e dhunoi dhe e mbajti dy javë të miturën që familja e raportoi të zhdukur

63-vjeçari në Pejë dyshohet se e dhunoi dhe e mbajti dy javë të miturën që familja e raportoi të zhdukur

Kronika December 01, 2023 - 10:56

Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me rastin ku një 63-vjeçar dyshohet se ka dhunuar një femër të mitur.

Fillimisht më datën 16 nëntor 2023, rreth orës 18:35, në Stacionin Policor në Pejë, ka ardhur prindi i viktimës dhe e ka paraqitur si person të zhdukur vajzën e tij të mitur. Ankuesi në Polici ka deklaruar se vajzën e ka kërkuar në disa lokacione, por nuk e ka gjetur.

“Hetuesit e angazhuar në rast në mënyrë intensive kanë punuar për identifikimin e vendndodhjes së viktimës”, thotë Policia, transmeton Zeri.info.

Ndërsa Policia ka njoftuar se këtë të enjte, më 30 nëntor, rreth orës 2:00, familjarët së bashku me viktimën janë paraqitur në Stacionin Policor Pejë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore.

“Hetuesit rajonalë pas një pune intensive, në bashkëpunim me prokurorin e Shtetit, kanë arritur ta identifikojnë dhe arrestojnë personin e dyshuar të këtij rasti: S. K., i lindur në vitin 1960, mashkull, kosovar.

I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit të Shtetit, është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri