Një grabitës i vrarë, një polic i plagosur dhe tre të arrestuar në operacionin policor për grabitjen në Suharekë
Foto: Laura Hasani

Një grabitës i vrarë, një polic i plagosur dhe tre të arrestuar në operacionin policor për grabitjen në Suharekë

Kronika November 30, 2023 - 14:30

Njëri nga grabitësit e argjendarisë në Suharekë është vrarë gjatë operacionit policor, e në këtë rast një polic është plagosur.

Bëhet e ditur se në këtë rast janë arrestuar tre të dyshuar, kurse një tjetër është ende në arrati.

Ndryshe, për dy të arrestuar në këtë rast Gjykata Themelore e Prizrenit ka marrë vendim që t’ua shqiptojë masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh. Kurse, i dyshuari i tretë është liruar në mungesë të provave.

Ndërsa të premten Policia njoftoi se ka gjetur veturën, e cila dyshohet se është përdorur dy ditë më parë nga të dyshuarit për grabitje në argjendarinë “Diakos” në komunën e Suharekës.

Ditën kur ndodhi grabitja u njoftua se një polic u plagos dhe një tjetër mori lëndime.

Shuma e arit të grabitur konsiderohet të jetë 250 mijë euro, grabitje kjo që ndodhi pasditen e së mërkurës në një argjendari në Suharekë.

“Betimi për Drejtësi” kishte publikuar pamjet nga momenti i grabitjes, ku ishin shkrepur edhe armët nga hajnat dhe policia gjatë grabitjes që po ndodhte në qendër të qytetit të Suharekës.