Gjendet i vdekur një burrë në Prizren
Foto: Laura Hasani

Gjendet i vdekur një burrë në Prizren

Kronika November 30, 2023 - 10:39

Një burrë është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm në Prizren.

Viktima është një 74-vjeçar, ka konfirmuar Policia, raporton Zeri.info.

“Rreth orës 09:00 kemi pranuar një informacion nga një qytetar se një personi i është përkeqësuar gjendja shëndetësore në rrugën ‘Rrustë Kabashi’. Menjëherë në vendin e ngjarjes në dalë policia dhe urgjenca, ku këta të fundit kanë konstatuar se personi, mashkull i moshës 74 vjeç, ka vdekur”, ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi. /Zëri