Arrestohen dy të mitur, vodhën një televizor në shkollën “Shkëndija” në Suharekë
Foto: Ilustrim

Arrestohen dy të mitur, vodhën një televizor në shkollën “Shkëndija” në Suharekë

Kronika November 30, 2023 - 09:21

Dy të mitur janë arrestuar gjatë natës së mbrëmshme në Suharekë, pasi dyshohet se kanë vjedhur një televizor në shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Shkëndija”.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur të enjten, rreth orës 08:55, në rrugën “Xhavit Sylaj” në Suharekë, raporton Zeri.info.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (të mitur) nën dyshimin se të njëjtit në SHFMU “Shkëndija” gjatë natës, pasi kanë hapur me forcë dritaren, nga aty kanë vjedhur një televizor në vlerë rreth 400 €”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Po ashtu, sipas njoftimit, thuhet se me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt. /Zëri