Arrestohet prishtinasi, kërcënoi ish të dashurën përmes mesazheve
Foto: Laura Hasani

Arrestohet prishtinasi, kërcënoi ish të dashurën përmes mesazheve

Kronika November 30, 2023 - 09:07

Një femër ka raportuar në Polici se përmes mesazheve është kërcënuar me familje nga i dyshuari, me të cilin kishte qenë në lidhje.

Sipas njoftimit të Policisë, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të enjten, rreth orës 14:30, në Prishtinë, raporton Zeri.info.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se pasi është ndarë nga i dyshuari mashkull kosovar, me të cilin ishte në lidhje, i njëjti në vazhdimësi është duke e shqetësuar me mesazhe, si dhe i ka kërcënuar familjarët e saj. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri