Policia jep detaje për vdekjen e 52-vjeçarit që u ther me thikë nga dhëndri i tij

Policia jep detaje për vdekjen e 52-vjeçarit që u ther me thikë nga dhëndri i tij

Kronika November 29, 2023 - 23:38

Sonte rreth orës 22:00, një person është therur me thikë në rrugën “Ali Vitia” në Prishtinë.

Policia ka konfirmuar se viktima pas lëndimeve është dërguar në QKUK ku edhe ka ndërruar jetë, raporton Zeri.info.

“Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se nga arma e ftohtë (thikë) lëndime të rënda trupore, ka pësuar një person, i cili është dërguar për tretman mjekësor, në QKUK, nga ku jemi njoftuar se personi i lënduar nuk ka arritë të përballoj plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë”, ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti shtoi se aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit, janë në kërkim të personit të dyshuar ( i identifikuar) si dhe kanë nisë hetim për ndriçimin, sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë ngjarje.

Jozyrtarisht mësohet se viktima i rastit është një 52-vjeçar, i cili dyshohet se është therur me thikë nga dhënëdërri i tij. /Zëri