Një vrasje tjetër në Prishtinë, 52-vjeçari dyshohet se u vra nga dhëndrri i tij

Një vrasje tjetër në Prishtinë, 52-vjeçari dyshohet se u vra nga dhëndrri i tij

Kronika November 29, 2023 - 23:31

A.K., 52-vjeçar, dyshohet se është therur me thikë për vdekje nga dhëndri i tij sonte në rrugën “Ali Vitia” në Prishtinë.

Personi i dyshuar për këtë rast është E.B., i moshës 29-vjeçare, mëson Gazeta Express nga burimet e saj.

52-vjeçari është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, por nuk u ka bërë ballë plagëve të marra.

Kjo është vrasja e dytë sonte në kryeqytet.

Një grua ka mbetur e vdekur sonte në Prishtinë pas të shtënave me armë.