Vrasja në Prishtinë, viktima dyshohet se është gruaja e këshilltarit të ish-presidentit të Kosovës
Foto: ilustrim

Vrasja në Prishtinë, viktima dyshohet se është gruaja e këshilltarit të ish-presidentit të Kosovës

Kronika November 29, 2023 - 22:20

Një vrasje e rëndë ka ndodhur sonte në Prishtinë, ky një grua është viktimë.

Siç merr vesh Gazeta Sinjali, viktimë është gruaja e Naim Murselit, ish këshilltar i ish-presidentit të Kosovës, Behgjet Pacollit.

Sinjali raporton se nga birime nga të afërt me disa familjarë të viktimës, kanë dhënë disa detaje nga rrëfimi i Naim Murselit, para zyrtarëve policorë për incidentin tragjik që iu ndodhi.

Rasti dyshohet të ketë ndodhur gjatë kohës kur Murseli bashkë me gruan e fëmijët ndodheshin në veturë, kur papritmas ua kanë zënë pritën disa grabitës, të cilët i plaçkitën.

Bazuar në deklaratën e Murselit që e ka dhënë para hetuesve policorë, i njëjti ka deklaruar se hajnat fillimisht iu kanë kërkuar gjërat me vlerë, duke marrë paratë dhe telefonat.

Kjo situatë e tmerrshme dyshohet se e detyroi Murselin që t’i largojë fëmijët nga vetura, por aty mbeti bashkëshortja e tij, e cila fatkeqësisht u vra me armë zjarri.

Këto janë vetëm disa nga detajet që Museli Ii ka rrëfyer para Policisë dhe sipas informacioneve që janë mbledhur deri më tani pistat pritet të zgjerohen dhe nuk do të hetohet vetëm versioni i Murselit.