Vritet një grua në Prishtinë

Vritet një grua në Prishtinë

Kronika November 29, 2023 - 22:15

Një grua është vrarë sot në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:20, kur Policia ka pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën "Dalip Alshiqi" në Prishtinë.

Vrasja ka ndodhur në një veturë, ndërsa rastin e kanë konfirmuar për “Zërin” edhe nga Policia e Kosovës.

“Policia si dhe mjekët emergjent, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në një veturë kanë hasë një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës (femër) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, ka konfirmuar për “Zërin” zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Borovci tha se mbështetur në informacionet e para, dyshohet se bëhet fjalë për vrasje me armë zjarri.

“Policia në koordinim me prokurorinë, ka nisur hetim dhe ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”, tha ai. /Zëri