Një 18-vjeçar gjendet i vdekur në Deçan, dyshohet për vetëvrasje

Një 18-vjeçar gjendet i vdekur në Deçan, dyshohet për vetëvrasje

Kronika November 28, 2023 - 18:42

Një i ri është gjetur i vdekur sot në fshatin Llukë të Deçanit.

Dyshohet se viktima 18-vjeçar ka bërë vetëvrasje, ndërsa lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar për “Zërin” zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

Nikçi ka thënë se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion. /Zëri